Komuna e Tetovës mbështet familjet që kanë fëmijë me nevoja të veçanta

Që nga fillimi i vitit shkollor 2024/2025 përmes Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale, me vendim të Kryetarit të Komunës së Tetovës, z.Bilall Kasamit, iu nda ndihmë financiare e një hershme prej 3000 denarëve familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, si mbështetje për materiale shkollore gjatë vitit shkollor.
Gjithsej 96 nxënës janë paraqitur nga shërbimi pedagogjik i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës, të cilët janë të diagnostifikuar me dokumentacion valid.
Këshilli social i komunës së Tetovës është në komunikim të vazhdueshëm me kryetarin e komunës dhe bëjnë përpjekje që të gjejnë zgjidhje dhe ti mbështesin të gjithë qytetarët e kategorisë sociale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights