Komuna e Tetovës: Ndjekim me vëmendje situatën me SPB- Tetovë në lidhje me paralajmërimet me bomba në shkollat tona
Komuna e Tetovës, në bashkëpunim të ngushtë me SPB Tetovë dhe institucionet përkatëse, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar për bombat në shkollat e mesme dhe fillore të qytetit tonë.
Për shkak të këtyre alarmimeve dhe me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, është marrë vendimi për ndërprerjen e përkohshme të procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore deri në momentin kur organet kompetente do të konfirmojnë qetësinë dhe sigurinë e plotë.
Apelojmë tek të gjithë qytetarët, prindërit dhe nxënësit që të mos bien pre e panikut, pasi institucionet e sigurisë janë duke vepruar me seriozitet dhe profesionalizëm për të garantuar qetësinë publike. Çdo informacion i mëtejshëm do të komunikohet në kohë reale nga autoritetet përgjegjëse.