Komuna e Tetovës: Sot lëshuam në përdorim pikën grumbulluese për mbeturinat inerte

Sot lëshuam në përdorim pikën grumbulluese për mbeturinat inerte dhe të tjera në një hapësirë prej rreth 2000 m2.

 

 

Në këtë qendër grumbulluese do të mund të deponohen mbeturina voluminoze/gabarite, mbeturina plastike, mbeturina të letrës/kartonit, mbeturina metalike dhe të gjitha llojet tjera të mbeturinave.

 

 

Kjo qendër do të menaxhohet nga kompania Saubermacher dhe me këtë kemi zgjidhur një ndër problemet kyçe të qytetit. Ne që në fillim jemi përkushtuar për një qytet të pastër dhe pa mbeturina dhe në këtë drejtim jemi duke punuar pa ndërprerë dhe kjo falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve.

Qytetarët e meritojnë një qytet të pastër dhe pa mbeturina.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights