Komuna e Zhelinës edhe në vitin 2025 do t’ju ofrojë përkujdesje sociale 20 personave të moshuar
Sot, nënshkruam Marrveshjen për vazhdimin e dhënieve të shërbimeve sociale në Komunën e Zhelinës edhe për vitin 2025, me shoqatën për dhënien e shërbimeve sociale “Milenium” Tetovë.
Sivjet bëhet 4 vite të plota që Komuna e Zhelinës afërisht 20-30 familjeve ju jep shërbime sociale, respektivisht personave të moshuar që jetojnë vetë e nuk kanë askend, ju ofrojmë përkujdesje në shtëpi 4 orë në ditë.