Kosovari fiton 500 mijë euro nga një tiketë gërvishtëse në Itali

Kosovari fiton 500 mijë euro nga një tiketë gërvishtëse në Itali
Albin Kryeziu, një kosovar 26-vjeçar, ka fituar 500 mijë euro pas blerjes së një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Gioca Tutto në Ponte di Piave, Itali. Kryeziu, i cili punon për një kompani ndërtimore, ishte ndalur për të pirë një kafe dhe për të kaluar kohë me vëllain dhe kolegët e tij. Pasi bleu tiketën për të kaluar kohën, ai kishte fatin të fitojë një shumë marramendëse.
Pas shikimit të shifrës fituese, Kryeziu ka kërkuar më shumë informacion dhe ka konfirmuar se kishte fituar 500 mijë euro. Ai ka theksuar se do të vazhdojë të punojë si zakonisht dhe se kjo fitore do të jetë shumë e dobishme për të dhe familjen e tij në të ardhmen.
Kryeziu, i cili jeton në Sant’ Andrea di Barbarana, ka treguar se nuk e priste një fitore kaq të madhe dhe se gjithçka ka ndodhur në një moment të papritur, duke bërë që kjo të jetë një surprizë e bukur në jetën e tij.