Krasniqi: Dallimet Ideologjike dhe politike pamundësojnë bashkëpunimin me Kurtin

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti është i njëjti dhe nuk ka ndryshuar që nga koha kur ishte në opozitë, duke e theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë të ndikuara nga dallimet të thella politike dhe ideologjike.

 

Ai shtoi se, edhe pse fyerjet dhe tensionet personale mund të ekzistojnë, ato nuk mund të jenë pengesë për një bashkëpunim, pasi interesat e qytetarëve duhet të jenë mbi ndjenjat personale të politikanëve.

 

Sipas Krasniqit, dallimet që kanë për mënyrën se si e shohin shtetin, raportin e shtetit me qytetarët dhe hierarkinë e ligjeve ndaj kushtetutës janë të mëdha dhe kjo i pamundëson një bashkëpunim efektiv me Kurtin. Ai gjithashtu theksoi se këto dallime janë të pranishme jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e vendit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights