Kreu i Komunës së Tetovës, Kasami në SHBA
Kumtesw nga Komuna e Tetovws:
Vizitën në SHBA e nisa me takimin me udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku biseduam rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët të cilët jetojnë anembanë botës.
I informova për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë kontributin që po japim në avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
“VATRA” është organizata patriotike shqiptare e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar. Themelues të saj janë figurat emblematike Fan Noli, Faik Konica dhe patriot të tjerë shqiptarë.