Kriza politike në Serbi në rendin e ditës të Parlamentit Evropian më 11 shkurt

Deputetët evropianë të martën, më 11 shkurt, do të diskutojnë për situatën në Serbi, dhe do të drejtohen nga përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Polonia, si kryesuese e Këshillit të BE-së. Miratimi i një rezolute nuk është parashikuar, njoftuan mediat serbe.

Deputetët evropianë do të vlerësojnë zhvillimin e ngjarjeve në Serbi, ku shembja e mbulesës së stacionit të trenit në Novi Sad dhe vdekja e 15 personave shkaktuan një valë protestash kundër korrupsionit dhe studentore ndaj qeverisë. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë duke kërkuar përgjegjësi nga qeveria dhe duke protestuar kundër korrupsionit.

Si rezultat i kësaj, kryeministri serb Miloš Vučević dha dorëheqjen, por kjo nuk i qetësoi tensionet. Ky rast u bë simbol i pakënaqësisë më të gjerë për gjendjen e sundimit të ligjit në Serbi dhe përbën sfidën më të rëndësishme për presidentin Aleksandar Vučić në vitet e fundit, thuhet në materialin e publikuar në faqen e internetit të PE-së.

Po ashtu, kujtohet se në një letër të hapur të publikuar më 5 shkurt, komesari për zgjerim, Olivér Várhelyi, kërkoi një hetim të plotë, të paanshëm dhe të shpejtë për incidentet kundër protestuesve.

Seanca plenare e Parlamentit Evropian do të mbahet nga 10 deri më 13 shkurt në Strasburg.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights