Kroacia nuk po shkon në drejtimin e duhur, mendojnë 73% e qytetarëve të anketuar

Në prag të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, që do të mbahen të dielën, më 29 dhjetor, hulumtimi i fundit i Krobarometrit tregoi se 73% e të anketuarve mendojnë se Kroacia nuk po ecën në drejtimin e duhur, 20% besojnë të kundërtën, ndërsa 7% nuk kanë mendim. Pa dyshim, problemi më i madh për qytetarët kroatë është inflacioni, konkretisht çmimet e larta, pastaj pagat që nuk janë mjaftueshëm të larta, si dhe standardi i dobët i jetesës për qytetarët.

Në vendin e tretë janë korrupsioni dhe krimi, të cilat qytetarët i perceptojnë në nivelet më të larta të pushtetit, pastaj pensionet e ulëta dhe statusi i keq i pensionistëve, si dhe gjendja e keqe e ekonomisë.

Sa i përket renditjes së partive, në vendin e parë mbetet HDZ e kryeministrit Andrej Plenković me mbështetje prej 27.8%, duke qenë se ky është muaji i tretë radhazi që kjo parti ka shënuar rënie, dhe gjithashtu ky është rezultati më i keq i partisë qeverisëse në vitet e fundit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights