KRSKRR-ja këshillon: Përgatituni për pjesëmarrjen e sigurt në komunikacion në kushtet e dimrit
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) realizon çdo vit fushatën “Përdor pajisjet dimërore”. Fushata fillon më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm dhe zbatohet me qëllim që shoferëve t’ua rikujtojë detyrimin ligjor për të mbajtur dhe përdorur pajisje dimërore për automjetet e tyre gjatë kësaj periudhe kohore dhe këshillimin e tyre për përgatitjen e automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion në kushtet e dimrit.
Pajisjet dimërore për automjete nënkuptojnë:
• për mjetet motorike të lehta:
– gomat e dimrit në të katër rrotat me thellësi minimale të shtresës prej 4 mm (6 mm për mjetet me fuqi të lëvizjes me katër rrota) ose
– gomat e verës në të katër rrotat me thellësi minimale të shtresës prej 4 mm (6 mm për mjetet me fuqi të lëvizjes me katër rrota) dhe mbajtjen e zinxhirëve të borës në mjet.
• për mjetet motorike të rënda:
– gomat e dimrit në rrotat e lëvizjes dhe veglat manuale (lopatë).
Gomat e dimrit kanë shtresë më të thellë që mundëson që uji dhe bora të nxirren lehtësisht dhe janë bërë nga materiali që është fleksibil edhe në temperatura të ulëta. Sigurojnë kontakt të qëndrueshëm me sipërfaqen dhe vozitje dhe ndalim të qëndrueshëm të automjetit në kushtet e dimrit në rrugë. Gomat e dimrit janë të shënuara anash me: “MS”, “M+S”, “M&S” dhe shenjën e borës në mal të stilizuar me tri maje.
Kombinimi, përkatësisht përdorimi i njëkohshëm i gomave të dimrit dhe të verës është jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse e pengon vozitjen e automjetit, veçanërisht trajektoren e lëvizjes dhe ndalimit të automjetit.
KRSKRR-ja bën thirrje: Përdorni pajisje dimërore! Jini pjesëmarrës të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion.