Kryeministri Kurti diskuton me Ambasadorin Angili për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pati një takim me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Në fokus të bisedës ishte mbarëvajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe përmbyllja e procesit zgjedhor, një moment kyç për stabilitetin politik të Kosovës.

 

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ambasadorin Angili për bashkëpunimin e ngushtë dhe për rolin e tij të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme. Ai gjithashtu përmendi takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e mbrojtjes.

 

Në përfundim të takimit, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj aleance dhe zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve për të siguruar stabilitet dhe siguri në rajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights