Kryeministri: SPAK ka dalë në terren për zgjedhje. Nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral

Kryeministri Edi Rama është treguar kritik në lidhje me ngritjen e Task Forcës së re nga SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.

Rama tha se partitë nuk mund të survejohen në një proces elektoral, teksa survejimin e paralajmëruar në terren e cilësoi se shpreson që të jetë një lajthitje momenti.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur që respekton të drejtat e njeriut. Duhet të luftojmë të gjithë së bashku që ta konsolidojmë. Ka shumë gjëra pozitive, por edhe shumë negative. Edhe një rast kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është shumë. Nuk mund të lejohen qasje të ish-sigurimit të shtetit.

Patjetër që duhet të jemi të vendosur, nuk mund të trysnohet administrata, nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Besoj se është lajthitje e momentit dhe të ndalet menjëherë survejimi në terren. Nuk mund të kthehemi në periudhë të errët. Hetimet për krime zgjedhore secili në pozicionin e vetë. Nuk mund të dilet nga llogoret”, u shpreh Rama.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights