Kryesia e KMSHZ-së priti në selinë e saj delegacionet e bashkësive islame të vendlindjes
Kryetari i KMSHZ-së, Hfz. Mehas Alija, së bashku me anëtarët e kryesisë, Dr. Bashkim Aliu, Nimetulla ef. Veseli, H. Sami Avdylli dhe H. Ismail Ademi, pritën në zyrën e re të KMSHZ-së në Cyrih delegacionet nga vendlindja, respektivisht Reisul Ulemanë e BFI-së, hfz. Shaqir Fetahun, nënkryetarin e KMSH, Lauren Lulin, i shoqëruar nga drejtori për vakëfe, Edison Hoti, pastaj kryetarin e KBI të Preshevës, Dr. Nexhmedin Ademin, drejtorin për diasporë pranë BIK-ut, Ekrem ef. Simnicën, dekanin e FSHI-së, Abdilxhemil Nesimi, drejtorin për diasporë pranë BFI-së, Mafiz ef. Rustemin, si dhe myftinjtë e qyteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Qenan Ismailin, Dr. Selver Xhemailin, Sabahudin ef. Zendelin, Qamil ef. Rushitin dhe Adi ef. Murtishin.
Në këtë takim ishte prezent edhe imami i xhamisë shqiptare në Winterthur, Ismail ef. Alili, xhamia e të cilit dje shënoi edhe hapjen solemne të xhamisë së re në po të njëjtin qytet.