Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Shqipërisë, z. Denion Mejdani
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe funksionarë të lartë, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Shkëlqesia e Tij, z. Denion Mejdani.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe unitetit kombëtar, ndërsa Kryetari Ibrahimi ritheksoi angazhimin e Alternativës për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve dhe për të promovuar vlerat kombëtare.