Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, uron Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një video-mesazh, ai ka shprehur dëshirën që ky muaj të sjellë mëshirë, dashuri dhe devotshmëri për të gjithë.
“Agjërimi, përtej një riti fizik, është një përkushtim shpirtëror, një kontemplim dhe meditim, që – përmes kufizimit të ushqimit – synon t’i shlyejë kufijtë e kësobotshëm dhe arritjen e lirisë së pakufishme shpirtërore,” ka theksuar Ibrahimi.
Ai gjithashtu ka uruar që Ramazani të jetë një muaj i mbushur me sofra dashurie, harmoni familjare dhe solidaritet në komunitet.
“Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!” – përfundon mesazhin e tij Zeqirija Ibrahimi.