Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, zhvilloi takim me përfaqësuesit e Agjencisë së Kadastrës së RMV-së
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka pritur sot në një takim pune drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kadastrës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ivan Zhivkovski, dhe zëvendësdrejtorin e këtij institucioni, Amet Ziberi.
Në këtë takim u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lehtësimin e procedurave administrative për qytetarët. Vëmendje e veçantë iu kushtua prezantimit të sistemit të ri digjital të Agjencisë së Kadastrës, “E-shërbime”, që mundëson që qytetarët të marrin dokumentet e nevojshme brenda një minute direkt në e-mailin e tyre.