Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe deputeti, Bekim Sali mirëpritën drejtuesit e Fondacionit Rumeli

Kryetari i Bordit Këshilldhënës të Fondacionit Rumeli, Melek Aras, kryetari i Bordit Drejtues, Fuat Dönmez, anëtarët e bordit dhe kryetarja e Këshillit të Grave, së bashku me drejtues të tjerë, u takuan sot me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dhe deputetin nga radhët e Alternativës, Bekim Sali.
Në njoftimin e Fondacionit Rumeli thuhet se gjatë takimit, janë dhënë informacione mbi aktivitetet e fondacionit.
Kryetari i Bordit Këshilldhënës, Melek Aras, deklaroi: “Takimi ynë ishte shumë i frytshëm. Shprehim ngushëllimet tona për viktimat e zjarrit në Koçan.
Falënderojmë Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, për kohën dhe mikpritjen e tij.”