Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takon ministrin saudit për Haxh dhe Umrah, Tawfig F. AlRabiah

🇲🇰🇸🇦 Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me ministrin për Haxh dhe Umrah të Arabisë Saudite, z. Tawfig F. AlRabiah, ku konfirmuan marrëdhëniet e ngushta diplomatike mes dy vendeve. Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e intensifikimit të komunikimit politik dhe parlamentar dhe u shprehën mundësitë për thellimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjeve dypalëshe. U bisedua gjithashtu për mundësimin e linjave ajrore direkte dhe për formimin e një grupi parlamentar për bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Gjirin Arab. Kryetari Gashi nënvizoi përkushtimin për të zgjeruar komunikimin në çdo nivel dhe për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.