Kryetari i ndaluar i Stambollit, Imamoglu, dëshmoi për pesë orë para gjykatës

Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua nën akuzat për lidhje me një grup të përfshirë në korrupsion, ryshfet dhe mbështetje të aktiviteteve terroriste, përfundoi dëshminë e tij pesëorëshe në gjykatë, njoftuan sot mediat turke.

I pyetur për pasurinë e tij të patundshme, automjetet dhe burimet e tjera të të ardhurave, Imamoglu tha se të gjithë pasurinë e tij e kishte deklaruar pranë autoriteteve përkatëse dhe se paga e tij mujore ishte 250,000 lira (rreth 6,000 euro).

Gjatë marrjes në pyetje nga policia për veprat e dyshuara penale si “krijimi dhe drejtimi i një organizate për kryerjen e një vepre penale, ryshfeti, manipulimi i tenderëve dhe zhvatja”, Imamoglu nuk pranoi të deklarohej. Ai theksoi se nuk merrej me këto çështje dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat me vendosmëri, raportoi televizioni turk TRT Haber.

I pyetur nëse do të deklarohej përsëri pasi nuk iu përgjigj disa pyetjeve, Imamoglu u përgjigj shkurt – “jo”.

Imamoglu u arrestua të mërkurën gjatë një operacioni në rezidencën e tij, vetëm disa ditë përpara se të pritej të emërohej kandidat për president nga Partia Republikane Popullore e opozitës në zgjedhjet paraprake të së dielës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights