Kryetari i Royal Business Council vizitoi kampin e FC Shkupit

Sot klubi ynë FC Shkupi në Antalia të Turqisë pati kënaqësinë të mirëpriste kryetarin e këshillit të biznesit të Emirateve të Bashkuara Arabe (Royal Business Council), Dr. Süleyman Taşçı. Gjatë vizitës së tij, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me investimet e ardhshme për klubin tonë, zhvillimin e marrëveshjeve të biznesit midis klubeve të futbollit të Maqedonisë dhe vendeve arabe, si dhe mundësitë për bashkëpunim me klubet futbollistike nga Dubai.

CEO i Përgjithshëm i ekipit tonë, Aykut Turan, theksoi rëndësinë e këtyre kontakteve ndërkombëtare, duke u shprehur se FC Shkupi synon të bëhet një markë e respektuar dhe e njohur globalisht. “Do të krijojmë marrëdhënie të ngrohta me shumë vende dhe FC Shkupi do të fitojë një status të lartë në arenën ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi për investime në akademi të reja që do të zhvillojnë talentët e rinj dhe do të kontribuojnë në forcimin e klubit tonë për të ardhmen. Gjatë takimit, palët u morrën vesh edhe për hapjen e përfaqësisë në Maqedoni Royal Business Council, e që është një hap i rëndësishëm që do të krijojë ura të reja bashkëpunimi ekonomik dhe sportiv ndërmjet rajonit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo vizitë dhe bisedimet e zhvilluara dëshmojnë angazhimin tonë për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për FC Shkupi, fillimisht nëpërmjet akademisë sonë, e më pas edhe në arenën ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights