KUMTESË/ MINISTRIA E MJEDISIT DO TË INSPEKTON PUNËN E N.P. DRISLLA
Zëvendës kryeministri Mexhiti takoi përfaqësues të Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’
MINISTRIA E MJEDISIT DO TË INSPEKTON PUNËN E N.P. DRISLLA
Shkup, 21.10.2024 Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim përfaqësues të Shoqatave “Rinia e Batincës” dhe ‘Vukat’ të cilët kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre rreth keqmenaxhimit të mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga ana e Ndërmarrjes Publike ‘Drislla’ që menaxhohet nga Qyteti i Shkupit.
Në emër të banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve që gravitojnë rreth deponisë Drislla, përfaqësuesit e dy shoqatave informuan se si rezultat i menaxhimit joadekuar nga drejtoria e kësaj deponie ekziston përkeqësim drastik i gjendjes shëndetsore të banorëve në fshatin Batincë dhe rethinat e saj.
Sipas tyre ata kanë vetëm një kërkesë, deponi bashkëkohore me standarde ekologjike dhe evropiane.
Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në takim tha se Ministria në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor do të shqyrtojnë kërkesën e tyre dhe do të inspekton veprimtarinë dhe mënyrën se si i trajton mbetjet kjo ndërmarrje, nëse i përmbush detyrat e saj dhe lëshimet eventuale ngjatë punës së tyre.
Pas vezhgimit të situatës në terren, Ministria e Mjedisit Jetësor do të shqyrton mundësitë për gjetjen e fondeve dhe mjeteve të nevojshme për modernizimin e deponisë Drislla, dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve që jetojnë në afërsi të saj.