Kupa e Mbretit: Reali dhe Barcelona e shmangën njëri-tjetrin në gjysmëfinale!

Kupa e Mbretit në Spanjë ka arritur në fazën gjysmëfinale, dhe federata ka mbajtur shortin për këtë garë.
Në mesin e katër skuadrave më të mira, gjigantët më të suksesshëm, Barcelona dhe Real Madridi, e shmangën njëri-tjetrin. “Mbretërit” patën një short më të lehtë, ndërsa katalanasit do të përballen me Atletico Madridin.
Çiftet gjysmëfinale në Kupën e Mbretit:
🔹 Barcelona – Atletico Madrid
🔹 Real Sociedad – Real Madrid
Ndeshjet e para do të luhen më 25 dhe 27 shkurt, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për më 1 dhe 3 mars.