Kurti paralajmëron: Priten sulme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të reja para dhe pas Vitit të Ri.

“Kësi metodash të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai.

Albin Kurti e dha këtë paralajmërim ndërsa foli në një konferencë për media se si njerëzit e Milan Radoiçiqit e shkaktuan shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok në fund të nëntorit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights