Kurti thotë se ka mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e tunelit Prizren-Tetovë
Besoj se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie shumë të mira
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se Qeveria e tij ka përkrahje të plotë nga Qeveria e Maqedonisë, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për projektin për ndërtimin e tunelit në rrugën rajonale që do të lidhë Prizrenin e Kosovës me Tetovën në Maqedoni.
Në një intervistë për Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane të Strugës nga Riverdale, Nju Xhersi, të realizuar gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Kurti, i pyetur për “përpjekjen e Qeverisë së Maqedonisë për të ndryshuar disa ligje që prekin shqiptarët”, tha se Kosova dhe Maqedonia, pasi dy vende “të orientuara drejt Perëndimit demokratik, kanë marrëdhënie shumë të mira”.
“Besoj se Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie shumë të mira si dy vende të orientuara drejt Perëndimit demokratik. Maqedonia e Veriut është gjithashtu anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë ne bashkëpunojmë në shumë fusha, si rezultat i marrëveshjeve që kemi lidhur. Interesi ynë primar është rruga Prizren – Tetovë. E dini çfarë thonë – kishte breshër në qiell, por kur ra në tokë, malet e Sharës e ndanë në dy pjesë, Prizrenin dhe Tetovën. Ne tani duam t’i lidhim me një tunel dhe për këtë kemi mbështetjen e plotë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, tha Kurti në një intervistë për Qendrën e Strugës nga SHBA, e cila u transmetua sot nga mediat në Kosovë dhe raportoi edhe korrespondenti i MPB-së nga Prishtina.