Kurtishi: Në Postat e Maqedonisë jemi ballafaquar me probleme të akumuluara nga e kaluara
Orhan Kurtishi, drejtor i Postave të Maqedonisë dhe kryetar i Alternativës dega në Kumanovë në Intervistën për Alsat-M, deklaroi një sërë problemesh me të cilat ai është ballafaquar në momentin që ka marr detyrën e drejtorit gjeneral në Postat e Maqedonisë.
“Realisht që nga marrja e detyrës, tash jam në muajin e dytë, jemi ballafaquar me shumë problematika, duke filluar që nga problemet financiare që i kemi të vazhdueshme e që janë të akumuluara ndër vite. Gjithashtu ballafaqohemi me një infrastrukturë të vjetruar, mosinvestim, mospagesë e pagave të rregullta ndaj puntorëve. Mund të përmend edhe pagat e ulëta që i kanë puntorët. Dhe një administratë e tejngarkuar e cila është barë për funksionimin e Postave të Maqedonisë.”, deklaroi midis tjerash Kurtishi.