Kush paguan karburantin më të shtrenjtë në rajon?
Një litër Eurodizel për shqiptarët kushton 1.77 euro, ndërsa serbët 1.62 euro.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Kompanive të Naftës së Serbisë (UNKS), Serbia është në vendin e tretë në rajon për çmimin e benzinës dhe autogazit të lëngshëm dhe në vendin e dytë për çmimin e Eurodieselit.
Një litër benzinë BMB 95 në Serbi kushton 1.5 euro. Deri tani më të shtrenjtat janë Shqipëria me 1.77 euro për litër benzinë dhe Greqia me 1.75 euro.
Në Slloveni një litër benzinë kushton 1.49 euro, ndërsa në Kroaci 1.43 euro. Benzina më e lirë është në Maqedoni – 1.22 euro për litër.
Një litër Eurodizel për shqiptarët kushton 1.77 euro, ndërsa serbët 1.62 euro.
Në Slloveni një litër Eurodizel kushton 1.54 euro, ndërsa në Greqi 1.52 euro. Nafta më e lirë është 1.1 euro në Maqedoni dhe 1.2 euro në Bosnje dhe Hercegovinë.
Çmimi i benzinës në Serbi është 3.7 për qind më i lartë se mesatarja në rajon, ndërsa Eurodieseli është madje 15 për qind më i shtrenjtë se mesatarja në rajon.