Kuvendi demanton akuzat për udhëtimin e Afrim Gashit: “Vizita ishte në Preshevë, jo në Beograd” (FOTO)

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka reaguar pas akuzave të paraqitura në një emision në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si tendencioze, të pasakta dhe me synim manipulimin e opinionit publik.

Në reagim theksohet se udhëtimi i datës 27 tetor 2024 nuk ka qenë vizitë në Beograd, siç është pretenduar, por vizitë në Preshevë. Po ashtu, nga kabineti nënvizojnë se deri më tani asnjë gazetar apo medium nuk ka parashtruar pyetje lidhur me këtë çështje, çka sipas tyre, tregon karakterin joprofesional të publikimit.

Gjithashtu, është rikujtuar se Kryetari i Kuvendit, sipas ligjit, është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPB-së, dhe paraqitja e këtij detyrimi ligjor si “sensacion” është quajtur një tendencë për mashtrim të opinionit.

“Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tij me transparencë të plotë dhe përkushtim institucional. Asnjë manipulim nuk mund ta zbehë punën e tij, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur, llogaridhënës dhe i përkushtuar në shërbim të qytetarëve,” thuhet në reagim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com