Lajçak në NATO diskutoi për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, sot njoftoi se e ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për ngjarjet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet BE-së dhe NATO-s për stabilitetin rajonal.

Lajçak në rrjetin social X (Twitter) deklaroi se ka pasur biseda të vlefshme me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Sheqersinska, dhe me të gjithë ambasadorët.

“Informova Këshillin e Atlantikut të Veriut për ngjarjet në dialogun Kosovë-Serbi. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të shkëlqyer BE-NATO për stabilitetin rajonal. Falënderoj Sheqersinskën dhe të gjithë ambasadorët për diskutimin e vlefshëm dhe ambasadorin sllovak Marek Varga për ftesën”, shkroi Lajçak në rrjetet sociale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights