LAJM I JASHTËZAKONSHËM, Taravari: Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind.

“Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.
Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.
Tashmë me këtë marrëveshje të arritur vitin e ardhshëm në mars do të kemi një rritje shtesë prej 5 për qind të shumës së ndarë për pagat për punonjësit e shëndetësisë, ndërkaq në 2026 prej 5 deri në 7 për qind. E njëjta rritje prej 5 deri në 7 për qind do të realizohet edhe në vitin 2027, ndërsa në vitin 2028 do të jetë prej 7 deri në 10 për qind. Ose kur e merrni të gjithë këtë periudhë  me radhë, fitojmë një rritje të masës në para të nevojshme për pagesën e  pagave të  punonjësve të shëndetësisë për të gjithë periudhën  midis 40 dhe 50 për qind.

https://www.facebook.com/share/p/14v6wDyHYi/

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights