Lajm i mirë për përdoruesit e kredive – ndonëse minimal, normat e interesit po ulen
Norma mesatare e interesit për kredinë e përgjithshme ka shënuar një trend rënës për disa muaj, që tregon një ulje të vogël, por të rëndësishme të presionit mbi përdoruesit e kredive. Në nëntor është regjistruar një ulje prej 0,02 pikë përqindjeje, ndërsa rënia vjetore është 0,12 pikë përqindjeje, me një normë që mbetet në nivelin e 5,36%.
Një ulje vjetore është vërejtur gjithashtu në kredinë e re të miratuar, me 0,56 pikë përqindjeje, edhe pse ka një rritje minimale mujore prej 0,01 pikë përqindjeje, duke arritur një normë mesatare prej 4,82%.
Nga ana tjetër, norma mesatare e interesit për depozitat e përgjithshme ka shënuar rritje. Ajo ka arritur në 2,12%, me një rritje vjetore prej 0,38 pikë përqindjeje dhe një rritje mujore prej 0,05 pikë përqindjeje. Përjashtim bëjnë depozitat e reja, ku norma në nëntor është më e ulët me 0,04 pikë përqindjeje.
Norma e interesit për kredinë e përgjithshme për qytetarët ka mbetur e pandryshuar në nëntor, në 5,66%, ndërkohë që ka pasur një rritje vjetore prej 0,07 pikë përqindjeje. Për kreditë e reja të miratuara për amvisëritë, norma është 5,03%, me një rënie mujore prej 0,14 pikë përqindjeje dhe një ulje vjetore prej 0,32 pikë përqindjeje, që vjen si rezultat i normave më të ulëta të interesit për kreditë në monedhën denar.
Normat e interesit për depozitat e amvisërive kanë shënuar një rritje mujore prej 0,03 pikë përqindjeje, duke arritur në 2,05%, si rezultat i normave më të larta për depozitat në denar dhe në valutë të huaj. Rritja vjetore është 0,36 pikë përqindjeje. Depozitat e reja kishin një normë mesatare prej 2,88%, me një ulje mujore prej 0,01 pikë përqindjeje, për shkak të uljes së normave për depozitat në monedhën e huaj. Ndërsa në nivel vjetor, norma është më e lartë me 0,42 pikë përqindjeje.
Në sektorin korporativ, norma mesatare e interesit për kredinë e përgjithshme në nëntor ishte 5,05%, me një ulje mujore prej 0,04 pikë përqindjeje. Ulja vjetore ishte 0,31 pikë përqindjeje, si rezultat i rënies së normave të interesit për të gjitha llojet e kredive. Kreditë e reja të miratuara për kompanitë kishin një normë prej 4,68%, me një rritje mujore prej 0,03 pikë përqindjeje dhe një rënie vjetore prej 0,71 pikë përqindjeje.
Norma e interesit për depozitat e përgjithshme të sektorit korporativ në nëntor ishte 2,68%, me një rritje mujore prej 0,26 pikë përqindjeje dhe një rritje vjetore prej 0,45 pikë përqindjeje. Depozitat e reja për kompanitë shënuan një normë prej 2,43%, me një ulje mujore prej 0,32 pikë përqindjeje dhe një rritje vjetore prej 0,72 pikë përqindjeje.