Lajm Trishtues: Ndërroi jetë muzikanti Florim Jonuzi

Në një lajm të trishtë për botën e muzikës, ka ndërruar jetë solisti dhe muzikanti i njohur Florim Jonuzi nga Kumanova. Familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë e kanë bërë të ditur këtë lajm, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një njeriu të dashur. Hydaver Osmani – Didi, këngëtari dhe harmonikisti i njohur, ndau lajmin përmes një postimi në Facebook, ku shkruante: “Ndërroi jetë tezaku, shoku i fëmijërisë, kolegu i grupit, muzicienti Florim Jonuzi”.
Florim Jonuzi e nisi karrierën e tij muzikore në vitet e para të viteve ’80, si këngëtar i grupit që merrej me muzikë të lehtë zbavitëse. Më vonë, ai vazhdoi karrierën si kitarist në grupin që kultivonte muzikë popullore, duke lënë një ndikim të madh në skenën muzikore.