Lajmet e rrejshme të BDI-së: Një fushatë frike dhe paranoje ndaj LD-së

Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.

E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI!

Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon dy gjëra. E para, BDI është e obsesionuar me Lëvizjen Demokratike, dhe e dyta BDI është e frikësuar deri në palcë nga kalimet e strukturave të shëndosha nga BDI në LD-në e Izet Mexhitit.

Shqiptarët që do të punësohen nga të gjitha vendbanimet ku jetojnë dhe veprojnë nuk mund të përfshihen në një letër të rrejshme, sepse ata janë me mijëra.

Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights