Lashkoska në Hamburg në takimin ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Në takim, vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi shkallën e implementimit të Agjendës së Gjelbër
Në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shënimit të 10-vjetorit të tij, sot në Hamburg u mbajt Takimi i Parë Vjetor Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska.
Në takim, vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi shkallën e implementimit të Agjendës së Gjelbër.
Në fjalimin e saj, Zëvendësministrja Lashkoska theksoi se Maqedonia e njeh Agjendën e Gjelbër si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e përparimit drejt qëndrueshmërisë ekologjike dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës në rajon.
Në këtë drejtim, ajo shtoi se jemi të angazhuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përmbushjen e detyrimeve nga të gjithë pesë kolonat e PLANIT TË VEPRIMIT për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – dekabronizimi, ekonomia cirkulare, reduktimi i ndotjes, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, si dhe biodiversiteti.
Në këtë takim, Lashkoska shprehu mbështetje dhe aprovimin për miratimin e Deklaratës së Përbashkët nga Takimi i Parë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – Deklarata e Hamburgut dhe për Planin Rajonal të Veprimit për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për parandalimin e ndotjes nga plastika, duke përfshirë mbeturinat detare, si dhe Udhërrëfyesin për adapitimin ndaj ndryshimeve klimatike për Ballkanin Perëndimor.