Lazim Destani viziton klubin, mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për skuadrën

KF Shkëndija pati sot kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e klubit z. Lazim Destani, sponsorin dhe një nga figurat kyçe të mbështetjes së klubit ndër vite. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me udhëheqësinë, menaxhmentin, administratën dhe sektorin sportiv, duke përfshirë edhe stafin teknik dhe kapitenin e skuadrës.

Takimi u zhvillua në një frymë të hapur dhe bashkëpunuese, ku z. Destani jo vetëm përcolli mesazhin e tij motivues për të gjithë, por gjithashtu dëgjoi me vëmendje secilin që ndau mendimet dhe vlerësimet mbi ecurinë dhe gjendjen e klubit. Ai inkurajoi ekipin dhe gjithë strukturën e klubit që të vazhdojnë me përkushtim maksimal në rrugën drejt realizimit të objektivave, duke lavdëruar gjithashtu shpirtin e garës dhe karakterin e skuadrës të shfaqur në fitoren e fundit dhe marrjen e kryesimit të renditjes.

KF Shkëndija mbetet e bashkuar dhe e përkushtuar në misionin e saj për të përfaqësuar me dinjitet vlerat e klubit dhe tifozëve të saj, duke vijuar me besim dhe vendosmëri në çdo sfidë, brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights