Legjendari Oliver Kahn blen një klub francez
Portieri legjendar gjerman, Oliver Kahn, është i interesuar të blejë shumicën e aksioneve të ekipit francez Bordeaux, raportojnë mediat gjermane.
Sipas mediave franceze, negociatat me pronarin aktual, Gérard Lopez, po zhvillohen nga ish-presidenti i Olympique Marseille, Jacques-Henri Eyraud, në emër të 55-vjeçarit, ish-portierit të njohur.
Vera e kaluar, Bordeaux për shkak të problemeve financiare u dërgua në Ligën Kombëtare 2 (liga e 4-të me radhë). Pas 12 ndeshjeve, ekipi ka 21 pikë dhe renditet në vendin e 4-të.