Lejet e Drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës, të njohura në Austri – Një lajm i lëzueshëm për të gjithë!

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ka njoftuar se lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe Kosovës do të njihen si të barasvlefshme me ato austriake. Ky vendim hyri në fuqi më 1 mars 2025, duke i mundësuar qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë të qarkullojnë në Austri me patentat e tyre për një periudhë deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për procedura shtesë. Për qëndrime më të gjata, lejet mund të konvertohen në ato austriake pa dhënë provimin praktik.
Ambasadori Velaj shkroi se ky vendim hyri në fuqi prej datës 1 mars 2025.
“Njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët tanë se, sipas njoftimit zyrtar nga pala austriake, shqiptarët dhe kosovarët mund të qarkullojnë në Austri me patentën e tyre shqiptare ose atë të Kosovës deri në 6 muaj, pa pasur nevojë për ndonjë procedurë shtesë. Për ata që qëndrojnë më gjatë, lejet e drejtimit mund të konvertohen në austriake pa dhënë provimin praktik”, shkruhet në faqen e ambasadës në rrjetet sociale.