Lëvizja Demokratike në Likovë zgjedh anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor
Lëvizja Demokratike njofton opinionin publik se në Komunën e Likovës u zhvillua me sukses mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor. Ky proces është pjesë e rëndësishme e përgatitjeve për realizimin e zgjedhjeve të brendshme në kuadër të partisë.
Procesi u zhvillua në frymën e demokracisë dhe transparencës, duke siguruar një përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Komisioni Komunal Likovë përbëhet nga këta anëtarë:
- Profesor Remzi Rufati – Kryetar
- Lulzim Demiri
- Berat Avdiu
- Hasan Jashari
- Halil Ibrahimi
- Ismail Veseli
- Sevim Ismaili
Lëvizja Demokratike shpreh falënderime të sinqerta për të gjithë anëtarët për përkushtimin dhe kontributin e tyre në ndërtimin e një procesi të drejtë dhe të suksesshëm.
Me këtë hap, Lëvizja Demokratike vazhdon angazhimin e saj për të promovuar vlera demokratike dhe përfaqësim gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet.
Lëvizja Demokratike