Lidhet kontrata për fillimin e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe sistemin e ujërave të zeza për këto zona.

Ky projekt do të zbatohet nga kompania ALB Star e cila fitoi kontratën 4.7 milionë euro.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është njoftuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund dhe kompanisë Alb Star e cila parashikon që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.

Kjo ndërhyrje pas shumë vonesave të krijuar në vite, tashmë është vijim i një sërë investimesh të mëdha që kanë përfshirë Shkodrën, ku ka nisur puna për hyrjen e qytetit, investimi 11 mln euro për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallëkut, si dhe transformimin e Zdrales.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights