Lloga: Urime dhe shumë suksese bashkëqytetares sonë, znj. Shekerinska
▪︎ Para dhjetë vitesh, askush nuk do ta kishte imagjinuar apo besuar se Maqedonia do të bëhej anëtare e një prej organizatave më të mëdha ushtarake në botë, si NATO, e aq më pak që një bashkëqytetare e jona do të ishte në krye të saj. Ky emërim dëshmon se veprimet e drejta dhe strategjike, sado të vështira të jenë për një shtet apo popull, sjellin përfitime dhe rezultate konkrete. Prandaj, edhe veprimi i fundit që i mbetet Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndryshimet kushtetuese është guri fundit kilometrik për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Urime dhe shumë suksese bashkëqytetares sonë, znj. Shekerinska, në angazhimin e saj të ri në NATO.
Urime Maqedonisë Evropiane!
Urime NATO-s!
Krenar Lloga, Nënkryetar i ASH