LSM, Shkup : Paga minimale 450 euro menjëherë, në mars mund të kërkojmë më shumë

Sindikata nuk i shmanget kërkesës për rritje të menjëhershme të minimumit, pra edhe të pjesës tjetër të pagave në shtet. LSM kërkon që Qeveria të mbledhë sa më shpejt këshillin ekonomiko-social dhe “të mos ulet artificialisht inflacioni, që rritja e pagave të jetë më e ulët”.

“Pres që në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, ministri i Ekonomisë të caktojë këshillin social-ekonomik dhe të shohim nëse qeveria ka vullnet politik për të rritur pagën minimale para Vitit të Ri. Nëse duam të ruajmë fuqinë blerëse të punëtorëve, pagat duhet të rriten. Nuk mund të rrisësh produktivitetin për 400-450 euro rrogë. Marsi është shumë larg, le të mos presim deri atëherë. Ndoshta atëherë kërkesat tona do të jenë mbi 450 euro”, thotë Ivan Peshevski, nënkryetar i LSM-së, në një prononcim për “ Sitel ”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights