Mark Rutte bisedon me Vuçiq, thekson rëndësinë e stabilitetit në Ballkan

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku diskutuan për rëndësinë e mbështetjes së stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdimin e partneritetit mes NATO-s dhe Serbisë.

 

Rutte ka theksuar se është e rëndësishme të vazhdojnë përpjekjet për forcimin e sigurisë në rajon. Ai gjithashtu ka shprehur pritshmëri për një takim të ardhshëm me Vuçiqin në Bruksel, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm.

 

Më 6 mars, Rutte do të presë në selinë e NATO-s në Bruksel presidentin e Polonisë, Andrzej Duda, për një takim që do të fokusohet në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit në kuadër të aleancës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights