Masakër në Mal të Zi: Në restorant vrau katër burra, në rrugë dy fëmijë

Disa persona janë vrarë në Cetinje, Mal të Zi, nga të shtëna me armë zjarri pas një konflikti fizik në një kafene lokale, raportojnë mediat malazeze.

Sipas informacioneve, policia është në kërkim të të dyshuarit A.M nga Cetinje.

Sipas informacioneve jozyrtare të transmetuara nga media serbe “Blic”, A.M. (45) fillimisht vrau katër burra në një kafene dhe më pas vrau dy fëmijë dhe plagosi një grua në rrugë. Jozyrtarisht, janë plagosur edhe dy persona të tjerë.

Të plagosurit nga të shtënat në Cetinje janë transportuar urgjentisht me autoambulancë në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, raportoi Radiotelevizioni i Malit të Zi.

Gazetarëve u është thënë se fillimisht ka pasur një përleshje në një kafene në periferi të kryeqytetit, pas së cilës personi i kërkuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights