MBAHET MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT TË XHEMATEVE TË MYFTINISË SË TETOVËS
Sot më 09.01.2025, Myftinia e Tetovës mbajti mbledhjen e rregullt me Mexhlisin e Xhemateve dhe nëpunësit fetar, e cila u realizua me pjesëmarrjen e mbi 200 nëpunës fetarë dhe këshilltarëve të xhamiave të Myftinisë së Tetovës, që do të thotë se shumica dërmuese e këshillave të xhamive dhe nëpunësve fetarë ishin prezent.
Rendi i ditës së kësaj mbledhje vijoi në këtë mënyrë:
1-Raport mbi të hyrat dhe daljet në Myftininë e Tetovës gjatë vitit 2024, në veçanti u raportua mbi ndërtimin e objektit të Medresesë së vajzave në Tetovë.
2-Diskutim rreth ecurisë së antarësisë dhe rrogave të nëpunësve fetarë. Duke marrë parasysh ngritjen e standarteve ekonomike në shoqërinë tonë, nga ana tjetër gjendja faktike te nëpunësit fetar në Myftini të Tetovës me rroga ndër minimalen u miratua propozimi i Myftiut që të rriten rrogat e punëtorëve me vendim pune, për 20 % duke filluar nga 1 Janari 2025.
3. Gjithashtu në këtë mbledhje u konstatua që antarët e Myftinisë së Tetovës nuk parfaqësojnë vullnetin e shumicës së Mexhlisit të Xhemateve kështu që nga kjo mbledhje doli propozimi unanim që i drejtohet Rijasetit të BFI-së, që t`i shpallë zgjedhjet e parakohëshme për antarë të Myftinisë së Tetovës.
Në këtë mbledhje prezentuan edhe përfaqësues të Rijasetit në krye me sekretarin gjeneral të BFI-së Irsal ef. Jakupi, i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetahi.