Ministria e Zhvillimit të Greqisë publikoi listën specifike të produkteve, e cila sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Pavlos Marinakis, është vetëm fillimi i nismës dhe gradualisht do të përfshijë mbi 600 produkte nga furnitorë të ndryshëm.
Në konferencën e djeshme për shtyp, Marinakis shpjegoi se ulja e çmimeve të mallrave bazë të konsumit ishte iniciativë dhe thirrje e Ministrit të Zhvillimit Takis Theodorikakos për të gjithë furnizuesit e ushqimeve dhe mallrave të konsumit të markës, si dhe shitjen e organizuar me pakicë.
Inflacioni vjetor në Greqi ishte 2.9 për qind në shtator, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit të Statistikave, ndërsa inflacioni i ushqimeve 3.2 për qind.