Merkel përmend Zaev në kujtimet e saj si personin e vetëm trim dhe të vendosur nga rajoni

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel publikoi librin e saj me kujtime “Liria: Kujtime 1954-2021” në të cilin prezanton shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.
Merkel në libër përmend edhe ish-kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, për të cilin thotë se është trim dhe i vendosur.
Vepra e Merkelit u botua njëkohësisht në mbi 30 vende të botës.
Në më shumë se 700 faqe, ish-kancelarja gjermane shkruan për liderë të shumtë botërorë dhe ngjarje që shënuan dekadat e kaluara.