Monday, May 20, 2024
spot_img

Mersel Bilalli për strukturën e re qeverisëse: anti-perëndimore, me mentalitet të Gruevskit

Analisti Mersel Bilalli në ClickPlus, në pyetjen se çfarë duhet të presim nga VLEN për perspektivën evropiane, Bilalli tha se nëse shihet dita që në mëngjes, “mund të thuhet se struktura e re ka një mentalitet anti-perëndimor”, përcjell Nistori.

Ndaloi edhe te urimet e para për ndryshimin e Qeverisë, duke përmendur Viktor Orbanin dhe Aleksandar Vuçiqin.

Shtoi se partitë shqiptare kur vjen puna te pushteti, harrojnë “non paper”-sat që kanë pasur para zgjedhjeve për BE-në.

“Politikanët e mirë, politikanët e guximshëm nuk i shikojnë numrat por shikojnë në ardhmërinë e shtetit. Nëse shihet dita që në mëngjes, është shumë e qartë – edhe me shkronja të arta të ofrohet marrëveshje e re, nuk do të nënshkruhet. Kjo është e qartë. Ja, po fillojmë nga urimet. A erdhi urimi i parë nga Viktor Orbani, shefi i Hungarisë i cili në BE njihet se më shumë punon për Rusinë se sa për BE-në dhe i dyti ishte – Vuçiqi. Tani edhe ambasadorja e Amerikës uroi vetëm për presidenten dhe atë me porosi e cila u fokusua në perspektivën euro-atlantike të vendit. Mendoj se bëhet fjalë për një strukturë anti-perëndimore, për këtë nuk ka dilema edhe pse partitë shqiptare qarkullojnë “non paper”-sa të ndryshëm, por kur vjen puna për pushtet – i harrojnë ato për fat të keq. Por, realisht ne kemi një mentalitet që përputhet me Gruevskin”, tha Bilalli. /Nistori/

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT