Mesazh ngushllimi nga Kryetari, Ziadin Sela për ndarjen nga jeta të Tahir Hanit

“Ngushllime familjes Hani dhe gjithë miqve që e njohën.
Ndjejmë dhimbje të rëndë për këtë ndarje të papritur. Tahir Hanin do ta kujtojmë përjetësisht, mbi të gjitha si një njeri të urtë e të drejtë, si një veprimtar të kauzës kombëtare, një politikan të matur e punëtor të palodhur. Tahiri dinte të bënte balanset mes politikës, kombëtares e njerëzores, duke ndihmuar ku mundej e pa bërë dallime. Do t’i mungojë Strugës dhe gjithë kombit, por emri i tij do të kujtohet e do të na nderojë të gjithëve.
Prehu në paqë Tahir Hani!
Zoti të shpërbleftë me Parajsë!”
– Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights