Mexhiti: Do të realizohen punime në çdo komunë si asnjëherë më parë në 20 vitet e kaluara
Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti është zotuar se brenda 1 muaji qytetarët do ta ndjejnë investimin e qeverisë në çdo komunë si asnjëherë më parë brenda 20 viteve të kaluara.
“Mendoj se Qytetari do ta sheh efektin e investimeve të qeverisë brenda një muaji në çdo komunë, punime që nuk ka pasur në 20 vitet e kaluara, pavarësisht në cilën komunë, që do të jetë një impuls i rëndësishëm për ndërrmarjet dhe ekonominë lokale”, ka thënë Mexhiti.