MEXHITI: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhitime një fjalim përshëndetës e hapi sot punëtorinë me temë: “Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale”.

 

“Industria është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por për fat të keq ajo lë pasoja të rënda në mjedis. Ndotja nga instalimet e mëdha industriale ndikon në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe tokën që na ushqen. Prandaj, është detyra jonë t’i kontrollojmë këto ndikime dhe të promovojmë praktika më të pastra dhe më të qëndrueshme”, thekësoi Mexhiti, duke shtuar se Lejet e Integruara ekologjike janë vendimtare për të siguruar që çdo industri do t’i respektojë standardet dhe do të reduktojë ndotjen. Për këtë arsye, sipas Mexhitit, duhet t‘i përforcojmë procedurat për dhënien e këtyre lejeve, për të siguruar mbrojtje më të mirë të mjedisit.

 

Ky projekt zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut (si vend përfitues) dhe Qendra për të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane (CIEEL), Republika e Greqisë (si shtet anëtar partner).

 

Në kuadër të projektit po punohet për forcimin e kapaciteteve administrative kombëtare dhe vendore në fushën e ndotjes industriale edhe atë duke përmirësuar lejet e integruara ekologjike, të cilat duhet të përmbajnë kushte të vendosura në përputhje me parimet dhe dispozitat e Direktivës për Emetimet Industriale dhe Konkluzionet mbi teknikat më të mira të disponueshme

 

Në realizimin e projektit janë marrë parasysh propozimet e fundit të Komisionit Evropian për trajtimin e ndotjes nga instalimet e mëdha industriale. Këto propozime përfshijnë një rishikim të Direktivës për Emetimet Industriale dhe një rishikim të Rregullores për Regjistrin e shkarkimeve dhe transferimeve të materieve ndotësve.

 

 

Në kuadër të të tre komponentëve të projektit, duhet të arrihet një kuadër ligjor i harmonizuar, një procedurë e përmirësuar e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për aktivitetet e Direktivës për Emetimet Industriale dhe një proces i përmirësuar i dhënies së lejeve për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes.

 

Projekti zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (si vend përfitues) dhe Qendra për të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane (CIEEL), Republika e Greqisë (si shtet anëtar partner). Filloi më 1 mars 2023 dhe do të zgjasë 24 muaj.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights