Mexhiti: Jokeri i Artanit, Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin

“Luftën me nëntokën e Bullgarisë dhe Sërbisë të instaluar thellë në industrinë e lojërave të fatit nga Artan Grubi dhe piunët e tij, nuk mund ta ndalojnë me akuza të paqëna e me shpifje”, kështu ka reaguar zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti pas akuzave të BDI-së se pikërisht Mexhiti dhe Taravari  janë vënë në shërbim të plotë monopolit të kompanisë private serbo-bulgare dhe drejtorit të Lotarisë Aleksandar Klimovskit në industrinë e bixhozi.

Sipas Mexhitit dirigjenti Grubi, përmes hallexhiut Kreshnik Bekteshi, sot paraqiti disa gënjeshtra dhe bëri akuza qesharake, të cilat tani do ti shërbejnë si një autogol.

“I mësuar me keqpërdorime e intriga, croupier-i i ruletit të Llotarisë mendon se gënjeshtrat që i publikon përmes portaleve të tij populli do t’i besojë. Po ua prezantoj kontratën e nënshkruar ndërmjet Llotarisë shtetërore dhe kompanisë së nëntokës bullgare Megawin: në të qëndron nënshkrimi i joker-it të Artanit- pra, Përparim Bajrami! Me këtë kontratë pra, pikërisht Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megawin”, ka bërë të ditur Mexhiti.

Siç shto ai e kupton shqetësimin e tyre meqë këto pazare të pista sipas Mexhitit po shkojnë në histori, e bashkë me to edhe provizionet e majme  që ishin mësuar t’i merrin si shpërblim për shkatërrimin e rinisë me bixhoz e kumar.

“Për fund: nga viti 2017 deri në vitin 2024 janë ndërruar disa qeveri: herë ka qeverisur VMRO-ja e herë LSDM-ja. Vetëm BDI-ja ka qenë konstantë nëpër të gjitha qeveritë. Pra, BDI e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit ka bërë marrëveshje me mafinë e bixhozit, dhe jo vetëm që nuk e ka ndaluar, por e ka fuqizuar edhe më shumë kumarin në shoqërinë tonë”, ka shtuar Mexhiti.

Poashtu Mexhiti paralajmëroi eksponentët e BDI-së se çdonjëri do të jep përgjegjësi.

“Prandaj, kur flisni për mafinë e bixhozit që na e instaluat në shoqëri e në mendësi, përgjegjësinë morale kërkojeni në mesin tuaj. E përgjegjësia penale do të vijë shumë shpejtë”, përfundoi Mexhiti.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights